Loading…

S’ishin pro kthimit të saj në LDK: Abdixhiku merret vesh me Osmanin – Bajrami e Hoti s’duken askund

  • 05/05/2026 | 21:22

S’ishin pro kthimit të saj në LDK: Abdixhiku merret vesh me Osmanin – Bajrami e Hoti s’duken askund

Ditën e sotme edhe siç pritej, u konfirmuan të gjithë zërat që aludonin për një bashkim të së djathtës, konkretish të ish-presidentes Vjosa Osmani me ish-partinë e saj Lidhjen Demokratike të Kosovës. Megjithatë, pati figura të rëndësishme që s’duket të kenë qenë në takimin e LDK’së fare, transmeton Gazeta Metro.


Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka konfirmuar se është arritur dakordim që në zgjedhjet e 7 qershorit të garojnë së bashku me ish-presidenten, Vjosa Osmanin.

Por ajo që ra në sy, së paku nga fotografitë e shpërndara ishte se Hykmete Bajrami e as Avdullah Hoti nuk u panë në mesin e anëtarëve të LDK’së, ku u diskutua rreth bashkimit me Osmanin.

Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti kanë vlerësuar se kalimi i Osmanit në taborin e Albin Kurtit ka qenë faktori kryesor që VV-ja kishte fituar mbi 50 për qind dhe ishte përgjysmuar LDK-ja.

Ish-shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se rikthimin e Osmanit në LDK nuk e sheh si shumë të natyrshëm.

“Unë nuk jam njëra prej atyre që kthimin e znj. Osmani e shoh krejt të natyrshëm dhe shumë të lehtë, për shkak të krejt gjanave që i shpjegum deri më tani. Më lejoni t’ju them që zonja Osmani nuk ka qenë në studime gjashtë shtetit që gjashtë vite, që me u kthy qaq lehtë, ka qenë në studime po kthehet dhe po e gjen pozitën ku ka qenë”, ka deklaruar Bajrami, duke përmendur detaje tjera.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka përendur dëmet që Osmani ia ka bërë LDK-së me kalimin në taborin e Kurtit.

“Një gjë është e vërtetë, dëmet që i janë shkaktuar LDK-së nga ajo personalisht i kanë kushtuar vendi dhe i kanë kushtuar LDK-së. Pas pesë viteve ende i kemi pasojat e veprimeve të saj. Asaj i ka dhënë LDK-ja gjithçka që mund të ofroi partia apolitike për një anëtar të vetin. E ka kandiduar për kryeministër dhe e ka zgjedhur kryetar të Kuvendit. Veprimet që i ka ndërmarr ajo para 5 viteve janë jashtë çdo etike të sjelljes politike”, është shprehur Hoti.

Siç edhe u deklaruan ata në mbledhje s’u panë. Megjithatë deri më tani nuk ka ndonjë deklarim sa i përket kësaj çështjeje nga ana e tyre./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë