Loading…

Sirianët vriten mes vete gjatë ofensivës turke, 74 kurdë dhe 47 sirianë kanë vdekur në luftime

  • 12/10/2019 | 10:40

Sirianët vriten mes vete gjatë ofensivës turke, 74 kurdë dhe 47 sirianë kanë vdekur në luftime

Numri i të vrarëve tek Forcat Demokratike të Sirisë, që udhëhiqen nga Kurdët, e që po i rezistojnë Ushtrisë Turke ka arritur në 74. Derisa Grupe rebele siriane që mbështeten nga Turqia raportohet se 47 të kenë vdekur që prej fillimit të sulmit të mërkurën, transmeton Gazeta Metro.


Shumica e të vrarëve kanë rënë në rrethin e qytetit Tel Abyad, njoftoi sot Observatori për të drejtat e njeriut në Siri.

Rami Abdulrahman drejtori i Observatorit njoftoi dje se grupe e fise arabe sunite mbështesin ushtrinë turke dhe kanë nisur sulmet duke ngritur prita e pusi pas vijës së frontit që po e mbajnë YPG’ja kurde në kufirin sirian-turk.

Raportohet se viktimat në mesin e civilëve janë rritur po ashtu, njoftohet se deri tani janë vrarë 20 civilë pasi dy njerëz janë vrarë në qytetin Qamishli.

Shumica e civilëve të vrarëve janë po ashtu në Tel Abyad, qytet kufitar që është pikë kryesore e sulmuar në operacionin “Pranvera e Paqes”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë