Loading…

Sipas Hotit, Mustafa shpëtoi Kosovën nga shkatërrimi

  • 18/05/2017 | 19:01

Sipas Hotit, Mustafa shpëtoi Kosovën nga shkatërrimi

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR, Avdullah Hoti, sot është takuar me të rinjtë e LDK-së dhe partnerëve të saj. Në adresimin e parë si kandidat për kryeministër, Hoti ka përmendur ato që ai i vlerëson si suksese të qeverisë Mustafa.


Hoti thotë se të rinjtë e Kosovës janë pasuria dhe shpresa më e madhe e vendit.

Duke folur para të rinjve të koalicionit, Hoti ka shprehur mirënjohjen e tij për Isa Mustafën, duke thënë se ky i fundit e ka shpëtuar shtetin nga shkatërrimi.

“Dua që para jush të shpreh admirimin më të madh për punën e Kryeministrit Mustafa, si burrështetas dhe drejtues i urtë i Kosovës, për njeriun që shpëtoi shtetin tonë nga shkatërrimi, për njeriun që në këto vite na priu në përpjekjen tonë pa kompromis kundër korrupsion, krimit dhe kapjes së shtetit”, ka deklaruar Hoti.

Ministri në detyrë i Financave theksoi se puna e qeverisjes së LDK-së është bërë dëshmi se Kosova mund të prosperojë si çdo vend tjetër, se dhe të rinjtë tanë janë si të gjithë të rinjtë evropianë, se ne nuk guxojmë që t’i mbajmë të izoluar.

Hoti ka thënë se koalicioni PDK-AAK-NISMA është një koalicion kundër prosperitetit të Kosovës, i cili sipas tij po mundohet të na ktheje 17 vjet prapa.

“Bashkë me ju, me njerëzit e drejtë e të ndershëm të këtij vendi, bashkë me qytetarët e Kosovës, ne nuk do ta lejomë këtë”, theksoi ndër te tjerash Hoti.

Hoti është shprehur i sigurt në fitoren e 11 qershorit duke i porositur të rinjtë e të rejat që të vishen bukur dhe të dalin në zgjedhje, ashtu siç porosiste dikur presidenti historik Ibrahim Rugova.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë