Loading…

Sinjale të çuditshme vijnë nga gjithësia e thellë

  • 04/04/2017 | 11:47

Sinjale të çuditshme vijnë nga gjithësia e thellë

Radio-impulset e shpejtë nga kozmosi i hutojnë shkencëtarët qysh nga hera e parë kur i kanë detektuar para 10 viteve.


Disa sugjerojnë se këto impulse misterioze mund të jenë shenjë se jashtëtokësorët përpiqen të komunikojnë me ne, por kësi konfirmime nuk ka. Tani për tani, atë që e dimë me siguri është se ato rrjedhin nga gjithësia e thellë, përcjellë gazetametro.net.

Radio-impulset e shpejtë janë radio-emisionet të cilat lajmërohen kohë pas kohe dhe rastësisht, për çfarë arsye edhe vështirë detektohen dhe ekzaminohet. Është krejtësisht e panjohur prej nga ato rrjedhin dhe çfarë mund të prodhojë këto sinjale të shkurta dhe të ashpra.

“Sqarimi më bizarë është se fjala është për porosi nga jashtëtokësorët”, thotë profesori Matthew Baylis nga universiteti teknologjik Swinburne në Melburn, i cili ka kontribuar në hulumtim të ri.

Ai me kolegët e vet nga Universiteti nacional i Australisë ka detektuar impulset me ndihmën e radio-teleskopit Molongo të instaluar në afërsi të Kanberas.

Duke shfrytëzuar softuerët special të cilët i filtrojnë informatat kyçe në mes të shumë të dhënave të cilat i mbledh Mongolo i fuqishëm, shkencëtarët kanë zbuluar lokacionet e mundshme për tri radio-impulse të shpejta.

Të tre janë në gjithësi të thellë, por njëri ndoshta rrjedh nga një galaktikë.

Hulumtimi është publikuar në revistën “Monthly Notices of the Royal Astronomical Society”, ndërsa me hulumtime të mëtutjeshme duhet të zbulohet se nga rrjedhin sinjalet misterioze. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë