Loading…

Sindikatat, servis i Qeverisë për të blerë paqen sociale

  • 01/05/2017 | 10:11

Sindikatat, servis i Qeverisë për të blerë paqen sociale

Dita Ndërkombëtare e Punës lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.


E në Kosovë, përvecc papunësisë së madhe kemi edhe shkelje të mëdha të të drejtave të punëtorëve.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmeti Isufi, ka thënë për Periskopin, se për dallim prej vendeve tjera Kosova ka një gjendje më specifike dhe karakterizohet me shkelje të mëdha të të drejtave të punëtorëve për aq sa ka të punēsuar meqë kemi të bëjmë me një shtet me papunësi të madhe dhe me mosrespektim të ligjeve në fuqi.

“Poashtu edhe sindikatat të cilat janë të organizuara më shumë janë të angazhuara për mbijetesën e tyre se sa për mbrojtjen e të drejtave të punētorëve e për më keq një pjesë e tyre bëhen edhe servis të qeverisë për të blerë paqën sociale”, ka thënë Isufi.

Sipas tij, gjendja egzistuese e punëtorisë është është në nivel shumë të ulët duke u nisur nga niveli i ulët i pagave, shkelja e të drejtave të tyre sidomos në sektorin privat, mosrespektimi i kontratave të punës, orari i gjatë si dhe mbrojtja dhe siguria në punë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë