Loading…

Sindikatat presin miratimin e Ligjit të Pagave në mars, kritikojnë deputetët për neglizhencë

  • 09/02/2022 | 21:01

Sindikatat presin miratimin e Ligjit të Pagave në mars, kritikojnë deputetët për neglizhencë

Në kohën kur çmimet e shumë artikujve bazikë dhe energjisë elektrike në vend janë rritur, Ligji i Pagave po shihet si një mundësi e mirë për të ndihmuar qytetarët.


Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se pas miratimit të rezolutës për paga nuk duhet të vonojë edhe miratimi i Ligjit për Paga në Kuvendin e Kosovës.

“Ai ligj me ata koeficientë është bërë në vitin 2019. Në 2019-ën nuk kanë qenë çmimet këto që janë. Në proporcion me rritjen e çmimeve rritni koeficientet dhe së paku shpëtoni administratën dhe sistemin shtetërorë. Shpëtojeni nga dobësimi i mëtejmë”, ka deklaruar Haradinaj në Kuvendin e Kosovës.

Kritika për mos miratimin e këtij ligji ka edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

“Parlamenti i Kosovës të bëjë një hulumtim për çmimet. Unë prej 20 vitesh dëgjojë vetëm replika e kundër replika. Deputetët t’i kthehen asaj për të cilën janë votuar”, deklaroi për RTK-në Atdhe Hykolli.

Për këtë ligj që Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur të pavlefshëm në qershor të vitit 2020 me arsyetimin se nuk është në përputhje me disa nene të Kushtetutës, Ehat Miftaraj thotë se duhet bërë një analizë që të mos përsëritet situata e njëjtë.

“Ky Ligj duhet të bëhet në bazë të një analize përmbajtjesore. Është e domosdoshme të merren për bazë konstatimet që janë bërë nga Gjykata Kushtetuese dhe cilat kanë qenë shkeljet në ligjin paraprak dhe të mësojmë nga gabimet tona në mënyrë që ky ligj të kalojë”, deklaroi Miftaraj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë