Punëtorët e shtetit kanë dalë sot në protestë.
Në krye të kësaj proteste janë mësimdhënësit me në krye kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
E për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e protestës dhe evitimin e ndonjë incidenti, para Qeverisë kanë dalë edhe Policia e Kosovës.
Ata kanë formuar një kordon para objektit të Qeverisë, aty ku edhe do të mbahen fjalimet nga organizatorët e protestës.