Loading…

Sinan Kajtazi shpallet balerin i vitit në Kosovë

  • 08/05/2017 | 17:52

Sinan Kajtazi shpallet balerin i vitit në Kosovë

Çmimin për Aktorin Më të Mirë për vitin 2016 e ka marrë balerini Sinan Kajtazi, i cili me rolin kryesor ‘Albert’ në shfaqjen ‘Zhizell’, arriti t’i bindë jurinë se ai është më meritori për këtë çmim.


Ndërkaq, Çmimi Vjetor për Shfaqjen më të Mirë për vitin 2016 shkoi për shfaqjen “Eshtrat vijnë vonë” me tekst të Teki Dervishit nën regjinë e MartinKoçovskit, nominuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës, shkruan gazetametro.net.

Çmimi vjetor për Regjinë më të mirë i ndahet regjisores SevdijeAjeti për shfaqjen “Sapotlem” e autorit Juan Jose Arreola, nominuar nga “Euro Balkan Institute”.

Po ashtu, regjisorit Fadil Hysaj iu nda Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore, i cili ka qenë i nominuar nga Shoqata e Artistëve të Teatrit Kombëtar, teatri profesional “AdrianaAbdullahu” në Ferizaj, Fakulteti i Arteve dhe nga Qendra Multimedia. Çmimi do të shoqërohet me shpërblim financiar me pesë mijë euro.

Çmimet vjetore për teatër në bazë të rregullores për ndarjen e çmimeve për teatër shoqërohen me shpërblim financiar në vlerë prej 2500 euro secila, dhe jipen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila për çdo vit shpall laureatët e çmimeve kryesore në Kosovë./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë