Loading…

Simiq: Prishtina qëndron prapa klanit Jabllanoviq

  • 05/06/2017 | 18:42

Simiq: Prishtina qëndron prapa klanit Jabllanoviq

Kryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq deklaroi të hënën se “nuk ka dyshim se Prishtina po tenton të shkaktojë tensione” në prag të zgjedhjeve në Kosovë.

Simiq, në një deklaratë për media, kryetarin e Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq dhe të birin e tij Aleksandar, i ka quajtur “klan në shërbim të Prishtinës”.

“Dje, aktivistët e Listës Serbe janë sulmuar, dje është sulmuar Serbia, pasi që nëse dikush kërcënon aktivistët e Listës Serbe, kërcënon sigurisht edhe shtetin tonë… Pra, nëse prokurori shqiptar liron dikë krahas dhjetë dëshmitarëve të cilët pohojnë se Aleksandar Jabllanoviq sulmoi aktivistët tanë, atëherë këtu gjërat janë plotësisht të qarta”, tha Simiq.

Sipas tij, populli serb duhet ta di se kush qëndron prapa “klanit Jabllanoviq” dhe seriozitetin e situatës.

“Këtë nuk do t’ua lejojmë”, ka theksuar Simiq.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë