Loading…

Simic: Nuk ka marrëveshje me Kosovën, të tëra janë spekulime

  • 23/02/2019 | 16:12

Simic: Nuk ka marrëveshje me Kosovën, të tëra janë spekulime

Në këtë çast nuk ka kurrëfarë ‘zgjidhjeje për çështjen e Kosovës’, sepse nuk ka ndonjë tavolinë pranë të cilës po tubohen ekipet për bisedime të Beogradit e Prishtinës, ndërsa tërë ajo që dëgjohet në medie janë spekulime, ka thënë nëkryetari i Listës serbe Igor Simic, transmeton Gazeta Metro.

“Të gjitha spekulimet që po i dëgjojmë, prandaj edhe për atë që Mitrovica mund të bëhet një distrikt, vijnë nga ata që nuk e kuptojnë seriozisht procesin e dialogut. Në këtë moment, nuk kemi fare dialog dhe është e pabesueshme që të diskutohet për zgjidhjen përfundimtare, pos të spekulohet e këto spekulime madje dëmtojnë edhe qytetarët”, ka thënë Simic për gazetën beogradase “Blic;.

Sipas Simicit, Kosova nuk dëshiron të vazhdojë dialogu, sepse dëshiron të fitojë kohë dhe ta bllokojnë procesin e dialogut, ndaj “për këtë edhe i kanë vënë taksat”.

Ai ka shtuar se edhe presionet e ndërkombëtarëve janë të forta dhe se pret të shihet se çfarë do të ndodh në ditët në vazhdim.

Simic mendon se nuk do të ketë shkritje të marrëdhënieve, sepse “në Prishtinë nuk ekziston dikush mjaft i përgjegjshëm që të kërkojë kompromis me Serbinë dhe zgjidhjen e çështjeve kyçe”./Gazeta Metro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë