Loading…

Sikurse Kosnett, edhe Apostolova injoron Kurtin në zyrën e tij

  • 15/10/2019 | 13:02

Sikurse Kosnett, edhe Apostolova injoron Kurtin në zyrën e tij

Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Natalyia Apostolova ka vizituar gjatë ditës së djeshme zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, ku e ka takuar kryetarin e kësaj partie, Albin Kurti, por ajo çfarë ka rënë në sy është injorimi që Shefja e Zyrës së BE’së që ka bërë flamurit shqiptarë, shkruan Gazeta Metro.


Apostolova ka vizituar gjatë ditës së djeshme zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, por ajo që është vërejtur, ka qenë mos prania e flamurit shqiptarë të cilin lideri i VV’së e mbanë në zyre dhe zakonisht aty edhe i pret dhe përcjell mysafirët.

Apostolova është zyrtarja e tretë e rëndësishme në Kosovë që injoron flamurin shqiptar, duke mos pranuar që fotografia me Kurtin dhe anëtarët e tjerë të VV’së të jetë i pranishëm flamuri që përfaqëson një shtet tjetër nga ai i Kosovës.

Ditë me parë të njëjtën gjë e kanë bërë edhe dy ambasadorët me të fuqishëm që veprojnë në Kosovë. Ambasadori Amerikan dhe ai Gjerman të cilët ishin fotografuar jashtë zyrave të VV’së pa flamurin shqiptarë në prapavi.

Ndryshe nga gjithë takimet tjera të Kurtit, ku mysafirët fotografoheshin në prapavijë me flamurin kuq e zi, edhe nga takimi me ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, në faqen zyrtare të VV’së njoftimi për këtë takim është shoqëruar vetëm me një fotografi të realizuar poshtë shkallëve hyrëse të selisë qendrore të Vetëvendosjes. Në fotografi Kurti shihet vetëm teksa e përcjell Ambasadorin Gjerman, pas takimit.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Ambasadorin Amerikan, Kosnett,  Kurti është detyruar që fotografin ta realizoj poshtë shkallëve të zyrës së VV’së.

Për një liderë që aspiron të jetë Kryeministër i Kosovës, injorimi i flamurit që identifikon shtetin që përfaqëson, Kosovën, siç duket është e pa pranueshëm për zyrtarët me të fuqishëm në Kosovë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë