Loading…

‘Sikur të ishte zyrtar rus’: Presidenti kroat Milanovic mbështeti Rusinë para Ukrainës, kërkon falje kryeministri Plenkovic

  • 26/01/2022 | 15:30

‘Sikur të ishte zyrtar rus’: Presidenti kroat Milanovic mbështeti Rusinë para Ukrainës, kërkon falje kryeministri Plenkovic

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, është shndërruar në yllin e mediave pro regjimit të Vladimir Putin pas deklaratave të tij jo vetëm plot gabime e fyese për Ukrainën dhe mbështetëse të Rusisë, por edhe përçarëse brenda paktit të NATO’s, shtet anëtar i të cilës është Kroacia, transmeton Gazeta Metro.


Të martën Milanovic kishte deklaruar se “Ukraina qenka një preh shteteve më të korruptuara në botë, një vend me ekonomi të stagnuar që nuk ka mësuar asgjë nga BE”. Ai kishte shtuar se Kroacia s’ka të bëjë asgjë me konfliktin që po përshkallëzohet mes Ukrainës e Rusisë, duke shtuar se nëse ndodh Kroacia do të tërhiqte të gjithë ushtarët nga atje.

Reagim të rëndë pati nga vet kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, që ja zbuloi gabimet presidentit Milanovic.

“Me sa di unë, nuk ka ushtarë kroat në Ukrainë” tha Plenkovic duke shtuar se një kontingjent i ushtarëve kroat rishtas është kthyer nga Polonia. Ai e vlerësoi deklaratën e tij si të habitshme dhe fyese. “Dukej sikur ta kishte thënë një zyrtar rus” tha Plenkovic ka raportuar televizioni N1.

“Në emër të qeverisë së Kroacisë, dëshiroj t’i kërkoj falje popullit ukrainas, një prej shteteve të para që pranoi Kroacisë” duke shtuar se tani pjesë të Ukrainës janë momentalisht të okupuara nga Rusia, njëjtë siç ishin dikur disa në Kroaci gjatë përpjekjes së saj për pavarësi në vitet e 90’ta./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë