Ish kryenegociatorja në bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, në përvjetorin e Konferencës së Rambujesë ka bërë një postim duke përmendur rezultatet që ka sjellur ajo, shkruan Gazeta Metro.
Tahiri, përmes një postimi në Facebook tha se kjo konferencë solli rezultate historike si paqen, lirinë e pavarësinë.
“23 vjet nga Konferenca e Rambujesë. Kjo Konferencësolli rezultate historike: solli paqën dhe lirinë dhe pavarësinë, ndali gjenocidin serb ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar në vitin 1999. falë intervenimit ushtarak amerikan dhe te NATO-së kunder Serbisë, që u bë e mundur dhe falë vendimit tonë si Delegacion i Republikës për ta pranuar Marrëveshjen e Rambujesë”, shkroi Tahiri ndër të tjera.
Por ajo nuk la pa përmendur edhe zërat që kanë kundërshtuar këtë konferencë, duke thënë se nëse do dëgjoheshin këta zëra Serbia s’do bombardohej.
Tahiri tha se është krenare që mori pjesë në këtë konferencë, derisa tha se marrja e vendimeve të drejta në kohë të duhura ndryshon historinë e një kombi./gazetametro.net
Postimi i plotë: