Loading…

Sigurimi në aeroportin e Malit të Zi ‘çarten’ kur shqiptari e bën shqiponjën para syve të tyre |PAMJE

  • 02/03/2019 | 15:39

Sigurimi në aeroportin e Malit të Zi ‘çarten’ kur shqiptari e bën shqiponjën para syve të tyre |PAMJE

Reagimi që bëri sigurimi i aeroportit me të parë shqiponjën e bërë nga një shqiptar skandalizoi edhe familjarët, transmeton Gazeta Metro.


Para disa ditëve në aeroportin e Podgoricës, një pamje e pazakontë u kap nga kamarat e telefonave..

Gjegjësisht, pas uljes në kryeqytetin e Malit të Zi, një shqiptar bëri shqiponjën dy krenare me duar, simbol ky i gjihtë shiptarëve.  Megjithatë, një punonjës i sigurimit në aeroport reagoi menjëherë pasi që e pa.

“Nuk ka nga ato ktu, hajde, do ta gjesh atje”, i ka thënë sigurimi duke mos e lënë që të pozoj me simbolin e shqiponjës.

Familjarët dhe ai u rebeluan kundër fjalëve të tij, pastaj edhe miqtë e tij u përfshinë në diskutim. Ata  thanë sigurimit se askush nuk kishte e kishte pyetur asgjë atë.

I riu më pas tha se ky ishte vendi i tij dhe aty kishin lindur.

“Ky është vendi im, unë këtu kam lindur”, ishte njëra nga fjalitë që thanë ata. Pas kësaj sigurimi i urdhëroi dhe i drejtoi drejt dyerve duke kërkuar që të largohen nga aeroporti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë