Loading…

Sigurimi i Kuvendit i ka gjetur një brisk në çantë deputetit të VV’së |VIDEO

  • 24/07/2018 | 14:06

Sigurimi i Kuvendit i ka gjetur një brisk në çantë deputetit të VV’së |VIDEO

Sigurimi i Kuvendit ja ka ndaluar deputetit Sami Kurteshi një brisk që ky po e mbante në çantë derisa po hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës.


Kjo ka ndodhur derisa Kurteshi po hynte në seancën plenare të së hënës.

Sigurimi u ka thënë gazetarëve se Kurteshi mund të marr briskun pasi që të dalë nga objekti i Kuvendit, përcjell gazetametro.net.

Vet deputeti Kurteshi u pa i tendosur kur u pyet nga gazetarët për rastin.

Ai i ka lutur gazetarët të mos merren me këto gjëra, pa pranuar që të flet nëse atij i është ndaluar brisku apo jo. Madje ai i ka cilësuar ato si marrëzira dhe personalizime.

Ndërsa, për përgjigje u ka thënë gazetarëve që të shkojnë ta pyesin sigurimin, duke mos pranuar vet që të flas për rastin. /gazetamerto.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë