Loading…

Siguria për zgjedhjet në veri: Shefi i EULEX’it flet me shefen e operacioneve të NATO’s për bashkëpunim

  • 28/03/2023 | 17:07

Siguria për zgjedhjet në veri: Shefi i EULEX’it flet me shefen e operacioneve të NATO’s për bashkëpunim

Kreu i EULEX’it, Lars-Gunnar Wigemark, është takuar me shefen e Operacioneve Aktuale të NATO’s, Ariella Viehe.


Temë e takimit mes tyre ishte situata e sigurisë në Kosovë para zgjedhjeve të prillit në veri të vendit.

“Një diskutim i shkëlqyeshëm me shefen e Operacioneve Aktuale të NATO’s, Ariella Viehe, për situatën e sigurisë në Kosovë pas krizës së vitit të kaluar dhe në hijen e zgjedhjeve komunale në 4 komunat veriore”.

Wigemark tha se gjithashtu kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin e ngushtë mes EULEX’it dhe KFOR’it.

Zgjedhjet në katër komunat veriore do të mbahen më 23 prill 2023. Lista Srpksa nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje. Megjithatë, shtetet e QUINT’it kanë mbështetur zgjedhjet, duke thënë se shprehin keqardhje që kjo parti ka refuzuar të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë