Loading…

Sigal Prishtina do të debutojë në Ligën ENBL

  • 25/11/2022 | 23:15

Sigal Prishtina do të debutojë në Ligën ENBL

Skuadra më e trofeshme kosovare në garat vendore dhe ndërkombëtare, Sigal Prishtina do të debutojë gjatë fundjavës në Ligën ENBL.


‘Bardhekaltrit’ janë në Grupin A së bashku me Polski Cukier, TalTech/Optibet, Budivelnyk, Kalev/Cramo, Zielona Gora dhe Siauliai.

Prishtinasit do të zhvillojnë dy ndeshje, të shtunën dhe të dielën në Tallinn të Estonisë. Të shtunën nga ora 16:00 do të ndeshen me Budivelnyk nga Ukraina që garon në Ligën Ballkanike, ku kishte pësuar nga Peja dhe fitoi ndaj Bashkimit.

Sfida e dytë për kryeqytetasit do të jetë të dielën nga ora 15:00 kundër Kalev/Cramo, ku bardhekaltrit ishin përballur ndaj kësaj skuadre në kualifikimet e FIBA Europe Cup, duke pësuar 98:61.

ENBL është themeluar në verën e vitit 2021 për klubet profesionistë të meshkujve nga Evropa Veriore, Qendrore dhe Lindore. Është krijuar për klubet që dëshirojnë të konkurrojnë ndërkombëtarisht në një nivel të lartë. Edicioni i parë përfshin skuadra nga Polonia, Ukraina, Republika Çeke, Lituania, Letonia, Estonia, Bjellorusia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë