Loading…

Siç e sheh Gjinovci: Spat qare ambasada amerikane pa i thirr institucionet e Kosovës, ke ka bahet horë

  • 30/01/2023 | 20:59

Siç e sheh Gjinovci: Spat qare ambasada amerikane pa i thirr institucionet e Kosovës, ke ka bahet horë

Aktivisti Rron Gjinovci ka komentuar thirrjen e Ambasadës së SHBA’së për kryeministrinë dhe presidencën që të jenë pjesëmarrës në diskutimin rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si një përmirësim në minutë të fundit, përndryshe do të turpëroheshin sipas tij, shkruan Gazeta Metro.


Gjinovci zgjodhi në mënyrë të tillë ta interpretojë këtë çështje në rrjetin social ku edhe e shkroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rrezikonin që të dilnin si anti-demokratike sipas tij nëse nuk do ta bënin. Jo që ka mundësi që kjo të ishte një favor si për kryeministrinë dhe presidencën e Kosovës.

“Spat qare ambasada amerikane pa i thirr institucionet e Kosovës. Ke ka bohet horë me dalë antidemokratike” ka shkruar Gjinovci.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, që të dyja në rolin e lehtësuesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka kohë që kanë shtuar presionin ndaj qeverisë Kurti që të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumica Serbe. Kjo nga mbështetës dhe eksponentë të VV’së është parë si një kundërshti me parime demokratike dhe luftënxitje madje sipas disave.

Qeveria e Kosovës në komunikata të disa ujdive të fundit në Bruksel është pajtuar se marrëveshjet e Brukselit do të zbatohen si dhe është pajtuar kur u pranua se Plani Europian do të jetë korniza e re e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë edhe elementin ndëshkues për palët penguese. Qeveria e Kosovës deri tani ka refuzuar edhe Planin Europian dhe Asociacionin, ndërsa ajo Serbisë ka pranuar të negociojë në bazë të këtij koncepti, me një kusht pa e cekur atë. Poashtu ishin theksuar se janë paralajmëruar për pasojat e izolimit të Serbisë siç ishte theksuar edhe në ujdinë e tejkalimit të krizës së targave.

Në këtë koment të Gjinovcit ka reaguar me ironi një ish anëtar i Vetëvendosjes, Nol Nushi, që e bëri me dije se ka edhe një këndvështrim tjetër për këtë çështje. Se nuk kanë zgjidhje kryeministria dhe presidenca të cilat me pjesëmarrjen e tyre po legjitimojnë pikërisht atë që po kundërshtojnë militantët e tyre./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë