Loading…

Si u vra ekstremisti grek dhe si u organizua ngjarja në Bularat nga shërbimi sekret grek? tregon Sali Berisha

  • 19/11/2018 | 23:41

Si u vra ekstremisti grek dhe si u organizua ngjarja në Bularat nga shërbimi sekret grek? tregon Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se ngjarja e Bularatit ku mbeti i vrarë ekstremisti grek Konstantinos Kaçifa është vepër e shërbimeve greke.

Berisha ka thënë se kryeministri Edi Rama bëri një reagim të gabuar duke ndezur deklaratat nacionaliste. Berisha ka theksuar se festa e “Jo”-së nuk duhet të festohet më në Shqipëri.

“Reagim më të shëmtuar nuk bëhej. Ndodhi ngjarja, kryeministri me një akt histerik, u ngrit dhe bëri deklarata me të cilat linte të kuptonte se ishte urdhër-dhënësi i vrasjes së tij. Deklarata e tij ndezi të gjitha deklaratat anti-shqiptare. E kam deklaruar, ishte ekstremist fanatik, në festën e Jo-së. E kam thënë dhe e them. Kaçifas u nis të arratisej, qëlloi mbi policinë, jam i sigurtë që policia e ka ftuar të dorëzohej.

Mund t’i kishin dërguar kryeplakun, nuk kishte asnjë problem, do përballej me forcën e zjarrit. Ndodhi që sipas një skenari të mirëpërgatitur nga fqinjët, u përdor si mish për top. Ky nuk ishte një i vetmuar, ai ishte me lidhje, ishte ushtarak. Anëtar i rretheve më raciste dhe anti-shqiptare.

Në ceremoninë e tij, nuk erdhën egërsira të Agimit të Artë, por edhe deputetë dhe ofiqarë, përse?!

Për të demonstruar Vorio-Epirin, se vendi është pa qeveri, Rama s’është kryeministër. Peshkëpia ishte masakër e grekëve, qeveria ishte në mbështetje të marrëdhënieve shqiptaro-greke. Presim të vendosen vizat, qeveria duhet të synojë, dhe me 50 non-grata ka bërë një vrimë në ujë.

Se festa “OQI” këtu nuk duhet të festohet më kurrë. Sali Berisha nuk ka lejuar asnjë varrezë. Varreza e Bularatit është ndërtuar shumë vite para, kurse varreza e Këlcyrës është gjetur e ndërtuar siç është. Ka qenë në plan varreza e Korçës, nuk e kam lejuar. Janë marrëveshje të sosura nga Ylli Xhufi. Janë totalisht shoviniste. OQI nuk duhet të festohet më kurrë. Shqipëria duhet të ndalojë festimin e 28 tetorit.”-tha Berisha./Reportv

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë