Dikur macet e zeza ishin qenie të përgëdhelura dhe të adhuruara. Mirëpo, sot janë nën goditje të bestytnisë. Lexoni se çka ndodhi që ato u shndërruan në “simbol të së keqes”…
Tre mijë vjet para epokës sonë, në kohën e Egjiptit të vjetër, macet kanë qenë më të respektuara nga të gjitha kafshët, derisa vrasja e tyre dënohej me vdekje.
Mirëpo, kthesë e madhe u paraqit në mesjetë në Evropë, kur filloi histeria mbi shtrigat. Në atë kohë, për macet e rrugëve shpesh janë kujdesur dhe i kanë ushqyer zonjat e vjetra të varfëra, të cilat më vonë janë akuzuar se janë shtriga.
Kështu edhe macet e tyre, prej të cilave disa ishin të zeza, janë konsideruar fajtore për shtrigëri. Besimi për këtë posaçërisht u popullarizua kur një tregim për babain dhe të birin nga Lincolnshire më 1560 filloi të përhapet me shpejtësi shpërthyese, transmeton gazetametro.net.
Ata të dytë kinse kanë udhëtuar një natë, kur një mace e zezë iu ka prerë rrugën dhe ka marrë pozitën zhagitëse. Ata më pasë i kapën gurët dhe e gjuajtën atë derisa kafsha e lënduar iku në shtëpi të një gruaje, për të cilën dyshohej se ishte shtrigë.
Të nesërmen, babai dhe i biri e takuan gruan e njejtë dhe vërejtën se ajo është duke çaluar dhe kishte plotë mavijosje, gjë që “asesi nuk ishte e rastësishme”. Prej asaj dite në Lincolnshire besohej se shtrigat natën shndërrohen në mace të zeza në mënyrë që të lëvizin rrugëve të pavërejtura, transmeton gazetametro.net.
Ky u bë një prej besimeve kyçe në gjuetinë ndaj shtrigave në Salemin amerikan. Madje edhe sot, gjatë festave të Natës së shtrigave edhe macet e zeza shpesh janë motive përcjellëse.
Kështu, kafsha të cilën dikur njerëzimi e ka adhuruar, u shndërrua në simbol të së keqës në shumë pjesë të botës.
Skocezët besojnë se ardhja e maces para shtëpisë do të thotë prosperitet, derisa piratët në shekullin e 19 kanë besuar se është keq nëse maca vjen kah ju, dhe është mirë nëse ajo shkon nga ju./gazetametro.net