Loading…

Si u bllokua Kryeministri në Veri?

  • 02/12/2016 | 14:41

Si u bllokua Kryeministri në Veri?

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug ka raportuar për incidentin që ndodhi në Rudare rreth orës 13:00, ku Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa bashkë me komandantin e KFOR-it, Giovani Fungo janë penguar nga rreth 100 banorë serbë të cilët bllokuan rrugën duke vendosur kamionë në rrugën ku ishte planifikuar të kalonte eskorta e të parit të Qeverisë, transmeton Gazeta Metro.

Edhe pse zyrtarët e Qeverisë së Kosovës u munduan ta mohojnë incidentin, Mustafa është detyruar të kërkojë rrugë alternative që të marrë pjesë në përurimin e urës së ndërtuar nga NATO që lidh Leposaviqin me Zveçanin, duke arritur me rreth dy orë vonesë në vendin ku u përurua ura.

“Ne ishim në inaugurim të urës e përfunduam atë dhe është një argument që neve askush nuk mund të na ndalë të qarkullojmë në vendin tonë dhe t’i vizitojmë vendet tona”, tha Mustafa duke komentuar ngjarjen e sotme.

Pjesë e udhëtimit ka qenë edhe komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo për të cilin është liruar rruga. Gjatë mbrëmjes, serbët e veriut kanë bërë me dije se kanë ndërpresin çdo komunikim me KFOR-in për shkak të ngjarjes së sotme.

Ndëkohë, agjencia e lajmeve Tanjug ka disa fotografi që dokumentojnë bllokimin e rrugës që e organizuan banorët serbë për Isa Mustafën.

kamion

1

2

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë