Loading…

Si u bënë kompanitë zvicerane vendet më të mira për të punuar

  • 07/05/2017 | 09:15

Si u bënë kompanitë zvicerane vendet më të mira për të punuar

 

Një renditje e re tregon firmat më të mira për të punuar në Zvicër me Google që kryeson kompanitë e mëdha për herë të tretë me radhë. E rëndësishme për punonjësit në të gjitha kategoritë: një kulturë pune, e respektueshme dhe motivuese.


Në përgjithësi, 29 kompani janë shpërblyer me çmimin “Vendi më i mirë i punës në Zvicër” në një ceremoni të organizuar në Cyrih.

Rezultatet u bazuan nga një anketë të mbi 15 mijë punonjësve në të gjithë vendin. Kompania më e madhe ishte Google e Zvicrës, derisa në mesin e kompanive të mesme ishte “Mundipharma Medicalexternal”, që fokusohet në farmaceutikë,  shkruan “swissinfo.ch”, përcjell albinfo.ch.

“Punëdhënësit më të mirë në Zvicër dallohet për një kulturë të respektueshme dhe motivuese të vendeve të punës”, thuhet në deklaratën e “Great Place to Work”, apo “Vendi më i mirë për të punuar”. “Nëse 84 % e punonjësve vlerësojnë punëdhënësin e tyre pozitivisht dhe gjithashtu janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për këtë kompani, atëherë ky është një kusht kyç për suksesin e një kompanie”.

Gjithashtu është bërë e ditur se marrëdhënia në punë është një faktor kyç. Gjithashtu edhe të dy gjinitë janë të pranishme në të gjitha kompanitë, madje është një vend i shkëlqyeshëm për të punuar në Zvicër. Edhe burrat edhe gratë i vlerësojnë kompanitë në mënyrë të ngjashme. Paga gjithashtu është faktor kyç edhe pse nuk ka një hendek në mes të dy gjinive.

Më shumë burra (71%) se femrat (52%) kanë thanë se ndjeheshin që paga ishte e drejtë. Përveç kësaj, më pak gra (75%) se meshkujt (85%) mendonin se ishin në gjendje të merrnin pushim kur ishte e nevojshme. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë