Loading…

Si të përgatisni petulla që nuk pijnë aspak vaj

  • 26/02/2017 | 09:22

Si të përgatisni petulla që nuk pijnë aspak vaj

Një recetë e lehtë pë përgatitjen e petullave që nuk pijnë aspak vaj.

Përbërësit:
-1 litër qumësht të vaket,
-4-5 vezë,
gjysëm luge të gjellës kripë gjysëm sheqer,
-1 lugë gjellë maja bukë pluhur ose 2 qese të vogla,
-pak vaj,
-2 peciva, (baking powder)
-miell sa është e nevojshme.

Nëse duam të përgatisim më pak petulla, përdorim gjysmën e masave ose cerekun.

Përgatitja :
Zëjmë brumin duke hedhur përbërësit me rradhë. Hedhim majane bashkë me sheqerin, mielli në fund bashke me peciven.Bëjmë një brumë më të butë se të byrekut dhe e lëmë të vijë .Për një rezultat më të mirë mundemi brumin ta përziejmë herë pas here .Në fund kur ka ardhur brumi mjaftueshëm e hapim mbi tavolinë të spërkatur më miell. Hapim një petë në trashësi 1 cm dhe i prejmë ne forma më gotë rrumbullak osë me thikë katrore.Në një enë të thellë hedhim shumë vaj se petullat fryhen më mirë nuk duhet të prekin në enë.Vaji sigurisht i nxehtë dhe sa kemi hedhur po aq ka për të mbetur .Shijohen të ngrohta./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë