Kjo është receta më e veçantë e petullave në furrë. Shija e tyre e mrekullueshme nuk ka të krahasuar.
Përbërësit:
3 vezë
1/2 filxhan çaji miell
1 lugë çaji sheqer pluhur
1/4 lugë gjelle lugë kripë
1/2 filxhan qumësht
1/2 lugë ekstrakt vanilje
2 lugë gjelle gjalpë
Përgatitja:
Ngrohni fillimisht furrën në temperaturën 200 gradë Celcius.
Rrihni vezët me një pirun në një tas mesatar. Hidhni më pas miellin, sheqerin, dhe kripën.
Shtoni qumështin dhe ektraktin e vaniljes dhe përziejini mirë derisa të përftoni një masë brumi homogjene.
Shtoni gjalpin në tavë dhe vendoseni në zjarr të shkrijë.
Hidhni në tavë brumin e petullave dhe përhapeni në mënyrë të barabartë.
Piqeni në furrë për 15 minuta dhe më pas mund t’i shërbeni me sheqer pluhur, kanellë ose reçel.