Loading…

Si të fitoni një rrogë më të madhe?

  • 08/12/2016 | 18:35

Si të fitoni një rrogë më të madhe?

Kur i kryeni detyrat me rregull, nuk vonoheni në punë dhe nuk prisni shumë nga drejtori juaj, atëherë mund të prisni hapin e radhës në karrierën tuaj.


Sidoqoftë, duhet të dini se rritja e rrogës nuk bëhet vetëm ashtu thjeshtë. Nëse është një pozitë e re në kompaninë tuaj, duhet të punoni dy fish më shumë e jo vetëm të qëndroni duarkryq duke pritur.

Ja disa gjëra të cilat duhet t’i bëni në mënyrë që të fitoni një pozitë të re apo rritje të rrogës:

1. Filloni të planifikoni të ardhmen tuaj
Nëse me të vërtetë e doni atë pozitë të punës, filloni të punoni më shumë si dhe filloni dalë nga dalë të planifikoni të ardhmen tuaj.

2. Pranoni punë ekstra
Çdo punë ekstra e bërë nuk ndikon keq në ju. Thjeshtë, mendoni se do të mësoni gjëra të reja si dhe do të fitoni rrogë më të madhe!

3. Ndërtoni marrëmëdhie të mira me kolëgët e tjerë
Gjëja kryesorë për të arritur një hap përpara në karrierë janë kontaktet e mira me kolëgët tuaj si dhe me njerëzit e tjerë, nësë ndjeheni mirë me veten tuaj asgjë tjetër nuk do të ju pengojë.

4. Asnjëhere mos u vononi!
Vonesat nuk janë të tolerueshme në asnjë mënyrë, thjeshtë janë gjëja kryesore e cila tregon përpikshmërinë tuaj dhe dedikimin që keni ndaj punës që aq shumë dëshironi të arrini.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë