Festa e vitit të ri është një festë shumë e veçantë për shumicën e njerëzve. Dekorimii i tavolinës, dekorimi i shtëpisë, e deri tek dekorimi i detajeve më të vogla është e rëndësishme që të jetë unike! Për atë arsye në këtë artikull i kemi kushtuar rëndësi dekorimit të shisheve të verës, shampanjës etj.
Krejt çka ju duhet janë:
1 palë dorëza
1 sprej ngjitës
1 kuti me xixa
hapi i parë: Vendosni dorëzat dhe filloni të vendosni sprejin në shishen, mos harroni që vetëm gjysmën e shishes t’a bëni me sprej, jo pjesën e sipërme.
hapi i dytë: vendosni xixat në pjesët ku keni vënë sprejin ngjitës, pastaj filloni të vendosni sprejin prapë përmbi masën e xixave.
hapi i tretë: leni shishet të thahen për 1 orë dhe pastaj janë gati për servim.