Loading…

Si ta motivoni veten kur nuk ju shkohet në punë

  • 09/08/2022 | 20:02

Si ta motivoni veten kur nuk ju shkohet në punë

Teksa faktorët e jashtëm padyshim kanë një impakt mbi nivelet e motivimit tonë në punë, sjellja që ne vendosim të shfaqim çdo ditë është padyshim e vetë-përcaktuar.


Sjellja është ajo që shpjegon dukurinë se si një i pushuar nga një kompani mund të kthehet në një ikonë biznesi në të ardhmen.

Më poshtë gjenden 10 këshilla ndihmuese për të rritur vetë-motivimin dhe efektivitetin profesional:

Pranoni realitetin dhe të tjerët ashtu siç janë

Vetë-motivimi fillon duke pasur pritshmëri realiste dhe të përshtatshme për punën dhe të tjerët rreth jush. Ndërkohë që kërkoni me patjetër që dëshirat e juaja të përkëdhelen nga rrethanat, pranojini ato siç janë dhe nga ajo pikë filloni të gjeni hapësira për përmirësim.

Njiheni veten tuaj dhe pranoni që keni pika të forta dhe të dobëta

Ndonjëherë ne mendojmë se të bëjmë një gabim është e patolerueshme tek një profesionist i mirë. Por, nëse nuk biem në dakordësi me mangësitë tona, mund të përfundojmë drejt frustrimit dhe të humbin shanset për tu përmirësuar. Te jesh i vetëdijshëm për pikat e tua të dobëta dhe të forta të lejon të jesh më efektiv dhe të shpëton nga një spirale e gjatë vetëbesimi të ulët.

Mos u ankoni

Kur diçka e keqe ndodh, një gabim apo departamenti i juaj dështon, mos filloni të ankoheni duke ia vënë fajin të tjerëve. Kjo është e kotë dhe humbje kohe. Fokusohuni të gjeni zgjidhje për të minimizuar efektet negative të asaj çfarë ndodhi. Pra ke dy mundësi të ankohesh ose të përballosh situatën.

Vlerëso çfarë ke dhe bëhu mirënjohës

Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje asaj çfarë keni arritur se sa asaj çfarë doni të arrini. Në këtë mënyrë ju mbroni veten nga dëmi psikologjik që shkakton vlerësimi i gjërave të cilave nuk i keni arritur.

Vendosni objektiva të realizueshëm

Sipas teorisë së vendosjes së objektivave nga Edvin Locke, ne jemi të motivuar kur perceptojmë se objektivat tona janë të realizueshme pas disa përpjekjeve të konsiderueshme.

Ji proaktiv

Kur ne marrim aksione decizive në punë, se sa të rrimë pas si spektatorë, ne marrim më shumë përgjegjësi mbi vete dhe ndihemi më të motivuar. Me pak fjalë shprehni idetë tuaja dhe angazhohuni.

Rriti shpresat dhe mbani përgjegjësi

Çelësi kryesor i motivimit është të mos e teprojmë duke investuar energji në gjërat që kemi pasion të bëjmë, por fillimisht entuziazmin tonë ta investojmë në gjërat që DUHET të bëjmë. Dhe kur entuziazmi gjithashtu zbehet, mbani përgjegjësi për të vazhduar.

Bëhu këmbëngulës

Kur ne përballemi me pengesa në karrierën tonë, tendenca është që ta mbushim veten me negativitet duke u dekurajuar në këtë mënyrë dhe në këtë mënyrë ulim shanset për të arritur objektivat tona.Vetëm duke qenë të vendosur dhe më këmbëngulje mund t’i tejkalojmë këto kohë të vështira dhe të rigjejmë motivimin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë