Loading…

Si ta kuptoni vlerën tuaj në tregun e punës

  • 10/08/2022 | 15:47

Si ta kuptoni vlerën tuaj në tregun e punës

Pavarësisht nëse po prisni detajet e një oferte pune ose shpresoni të negocioni një rritje në pozitë të punës aktuale apo nëse dëshironi të siguroheni që jeni duke u paguar në mënyrë të drejtë, një mënyrë për ta bërë këtë sipas ekspertëve është të kuptoni vlerën tuaj të tregut.


Por, sa prej nesh janë vërtetë të vetëdijshëm nëse po paguhen drejtë për punën që bëjnë?

Por, sidoqoftë ka edhe mënyra të tjera për të ditur vlerën tuaj në treg:

Vlera juaj e tregut është një vlerësim se sa duhet të fitoni bazuar në titullin tuaj të punës, vitet e përvojës, aftësitë dhe vendndodhjen.

Të bësh kërkime për të përcaktuar vlerën tënde para se të hysh në një negociatë për pagën mund të të ndihmojë të marrësh rezultatin dhe të ardhurat që dëshiron.

Bisedoni me bashkëpunëtorët dhe rrjetin tuaj

Për të marrë informacion më të saktë dhe më të përshtatur për situatën tuaj, ekspertët sugjerojnë të pyesni kolegët tuaj në role të ngjashme se çfarë bëjnë ata.

“Gjithmonë mund të jetë e vështirë të flasësh për pagën. Ndoshta nuk do të jeni të kënaqur t’i pyesni se çfarë fitojnë, por ju mund t’i bëni një pyetje për shembull: “Çfarë mendoni se dikush në pozicionin tim duhet të fitojë?”
Në atë mënyrë ata mund të përdorin të gjithë informacionin që kanë, por nuk kanë pse të zbulojnë informacionin e tyre.
Ju gjithashtu, duhet të keni këto biseda me njerëz që punojnë në punë të ngjashme në kompani të ndryshme.

Pyesni menaxherin tuaj

Pas përdorimit të kalkulatorëve në internet dhe bisedës me kolegët, Rroga sugjeron përcaktimin e një diapazoni pagash për veten tuaj bazuar në hulumtimet tuaja që mund t’ia paraqisni një menaxheri punësimi ose shefit tuaj.

Kur e trajtoni atë si bashkëpunim ose bisedë, të dyja palët duhet të sigurohen që po marrin vlerë.
Kur e mendoni në atë mënyrë, mund ta flisni vërtet, shembull: “a mund të flasim për detyrat dhe përshkrimin e pozitës së punës në mënyrë që të arrijmë në një normë vërtet të krahasueshme të tregut”?

Bëhuni realist

Kushtet në një kompani – si ngrirja e buxhetit ose sfidat e tjera, pandemia apo tjeter- ndonjëherë mund ta bëjnë të pamundur që menaxherët të ofrojnë rritje pagash.
Në ato raste, ju sugjerojmë që të përpiqeni të negocioni për një titull më të lartë pune që do t’ju mësojë aftësi dhe do t’ju krijojë për një punë me pagë më të lartë.

Fitimet tuaja gjatë gjithë jetës lidhen më shumë me trajektoren tuaj të karrierës sesa me aftësinë tuaj për të negociuar për pak apo më shumë para.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë