Loading…

Si ruhet Presidenti i Amerikës?

  • 10/11/2016 | 11:57

Si ruhet Presidenti i Amerikës?

Presidenti i SHBA-së, kudo që paraqitet, ka sigurinë më të madhe. Atë e ruajnë agjentët e shërbimeve sekrete derisa udhëton me Cadillacun e blinduar ose fluturon me avion i cili kurrë nuk vonohet, transmeton koha.net.

Pas kryetarit të parë afroamerikan të SHBA-së, Barack Obama, në Shtëpinë e Bardhë do të vendoset Donald Trump. Ai do ta kryejë njërën nga punët më të vështira në botë. Në të gjitha udhëtimet do ta ruajnë qindra agjentë e me vete do ta ketë gjithmonë çantën e zezë nga lëkura.

“Çanta urgjente e Presidentit” përmban opsionet bërthamore, përshkrimin e bunkerëve të sigurisë në të cilët mund të fshihet kryetari , udhëzimet për fillimin e sulmeve bërthamore dhe kartelën me kodet autentike për verifikimin e identitetit të kryetarit. Deri te disa lokacione, presidenti i SHBA-së udhëton me “Shtëpinë e Bardhë fluturuese”, avionin Boing 747.

Fjala është për kështjellën fluturuese me pajisje për pengimin e veprimit të shpërthimit bërthamor dhe e pajisur me teknologjinë më të re ushtarak.
Nëpër Tokë presidenti vozitet me automobilin më të sigurt në botë Cadillac 1 që e kalon çmimin prej 1.5 milion dollarë. Pos rehatisë që ofron automobili, presidenti në të është i mbrojtur nga sulmet kimike dhe të armëve me kalibër të madh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë