Loading…

Si po përpiqet ta fshehë Vucic humbjen e Kosovës?

  • 23/08/2018 | 17:15

Si po përpiqet ta fshehë Vucic humbjen e Kosovës?

Tregimet mbi ineteresat nacionale të serbëve në Mal të Zi dhe në Republikën Serbe shërbejnë që para publikut të anulohet humbja e Kosovës, thotë Aleksandar Popov, drejtori i Qendrës për regjionalizim të Serbisë


Drejtori i Qendrës (serbe) për regjionalizim Aleksandar Popov, duke komentuta takimet gjithnjë e më të shpeshta të kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vucic me përfaqësues të serbëve të Malit të Zi, si dhe insistimin e tij për rrezikimin e pakicës serbe në këtë shtet, e ndërlidh këtë me finalizimin e bisedimeve për Kosocën. Gazetës serbe “Danas” ai i ka thënë se mendon potencimi i “çështjes serbe” në Mal Zi shërben për të treguar se pushteti në të ardhmen, në qoftë se bëhet përkufizimi me Kosovën, edhe më tej do të kujdeset për pjesët e popullit të tij, të cilat do të mbeten jashtë atij kufiri të huaj, transmeton gazetametro.netrputhet me tregimin, të cilin kryetari i Republikës Serbe Milorad Dokdik bë kohë të fyundit e plason në publik, se si sipas tij duhet të duhet rregullimi i të ashtuquajturave “toka serbe”. Madje ai ka treguar edhe hartën e cila tregon territorin pas përkufizimit, ku veriu i Kosovës dhe Republika Serbe i janë bashkuar Serbisë – përkujton Popov.

Sipas fjalëve të tij, shkruan gazeta, tregimet mbi ineteresat nacionale të serbëve në Mal të Zi dhe në Republikën Serbe shërbejnë që para publikut të anulohet humbja e Kosovës, sepse është e qartë se, edhe sikur veriu t’i bashkohet Serbisë, Serbia humb një pjesë të madhe të territorit [ende e mendojnë Kosovën territori serb!]. Për këtë shkak, thotë Popov, pushteti publikut vendës don t’ia përcjellë porosinë se megjithatë ka ndonjë mundësi për zëvendësim dhe se është e mundur të definohen interesat nacionale serbe edhe në tjetër mënyrë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë