Loading…

Si po i përdor Shpend Ahmeti çerdhet për të bërë fushatë? (Dokument)

  • 05/06/2017 | 18:29

Si po i përdor Shpend Ahmeti çerdhet për të bërë fushatë? (Dokument)

Komuna e Prishtinës nuk ka vende në çerdhet publike as për gjysmën e fëmijëve që lindin vetëm brenda një viti. Këtë vit pranimi i fëmijëve në çerdhet publike do të bëhet me herët se viteve tjetra.


Fushata zgjedhore që po zhvillohet në nivelin qendror ka bërë që të moblizohet me të gjithë arsenalin propagandues edhe Komunën e Prishtinës.

Drejtoria e Arsimit shpalli të hënë (sot) konkurs për disa vende të lira në institucionet parashkollore publike të Komunës së Prishtinës.

Në tetë çerdhe publike, fillimisht do të ketë vende të lira vetëm për 381 të vegjël, shkruan lajmi.net.

Që nga koha, kur në krye të Komunës është Shpend Ahmeti, gara për një vend në çerdhe ka qenë e hapur pas 16 qershor, por këtë vit, ai ka vendosur që të nisë para datës së zgjedhjeve.

“Konkurset do të publikohen në secilën çerdhe veç e veç, andaj të interesuarit duhet të aplikojnë drejtpërdrejtë në çerdhen për të cilën janë të interesuar çdo ditë pune prej orës 09:00 deri në ora 15:00”, thuhet në njoftimin e komunës.

Shpallja e rezultateve bëhet më datë 1 korrik 2017, në institucionet parashkollore përkatëse, si dhe në ueb-faqen e Komunës së Prishtinës.

Lajmi.net ka gjetur se në vitin 2016, konkursi për pranimin e fëmijëve në IP ka qenë i hapur prej datës 14 qershor 2016 deri më 28 qershor 2016.

Në vitin 2015, konkursi ka qenë i hapur prej datës 16 qershor 2015 deri më 30 qershor 2015.

Në vitin 2014, konkursi ka qenë i hapur prej datës 23 qershor 2014 deri më 7 korrik 2014.

Regjistrimi i fëmijëve në Institucionet Parashkollore bëhet bazuar në Kriteret e Regjistrimit të përcaktuara nga Drejtoria Komunal e Arsimit (DKA), sipas vendimit 03 nr. 170, dt. 15.06.2015./express

2017

 

2016
2015

2014

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë