Loading…

Si po e fsheh Policia të vërtetën për mbjelljen e drogës

  • 24/07/2018 | 23:05

Si po e fsheh Policia të vërtetën për mbjelljen e drogës

Shqipëria nuk ka dalë nga harta e vendeve që kultivojnë kanabis, por policia po fsheh operacionet për asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella.


Kështu deklaroi në studion e “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, gazetarja e kronikës në News24 Dorjana Bezat.

Sipas gazetares fenomeni i mbjelljes së kanabisit është zbehur në krahasim me vitet e mëparshme por kurrsesi nuk është zeruar ashtu siç pretendon Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit.

Qarqet Krujë dhe Shkodër kanë rastet më të mëdha të kultivimit. Për periudhën nga 1 maji deri në mes të korrikut nga kontrolli i territorit janë gjetur dhe asgjësuar nga policia më shumë se 10 mijë bimë narkotike canabis sattiva si dhe 11 mijë fara.

Për gazetaren Dorjana Bezat kjo shifër është artificiale pasi numri i bimëve të kultivuara është 2 ose 3 herë më i madh, kjo sepse policia i fsheh operacionet antikanabis.

Rasti më i fundit është operacioni i ndodhur në fshatin Skore të bashkisë Dropull, ku më 16 korrik gjatë një operacioni u gjetën 6 parcela me kanabis dhe u asgjësuan rreth 2300 bimë. Për këtë rast një ditë më vonë policia arrestoi edhe 2 persona si të dyshuar Kliton Gjoksi dhe Ndre Gjini.

Asnjë nga këto të dhëna nuk u bë publike nga policia as në njoftim për shtyp dhe as u publikua në komunikatën zyrtare në faqen e Policisë së shtetit.

Mungesë transparence pati dhe bë rastin e vrasjes së 34-vjeçarit Keisi Hysa.

I arrestuari si bashkëpunëtor në vrasje Hysni Ramaj tregoi se vrasja ndodhi në një parcelë me kanabis dhe se viktimën e varrosën pikërisht me mjetet e punës që po i kryenin shërbimet bimës narkotike.

Mirëpo policia nuk e pasqyroi në media këtë fakt. Në njoftimin zyrtar thuhet që u gjet një sasi e vogël lënde narkotike duke mos dhënë as sasi të saktë dhe as të dhëna të tjera mbi lëndën narkotike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë