Loading…

Si përfundim, a ndihmon vazelina në rritjen e vetullave?

  • 27/10/2021 | 10:19

Si përfundim, a ndihmon vazelina në rritjen e vetullave?

Përdorni vazelinë për vetulla dhe qerpikë sepse mrekulli do ndodhin – është kjo këshilla që shpesh kemi marrë nga shoqet dhe estetistet


Dhe si masë të dëshpëruar e kemi ndëmarrë gjithnjë – mirëpo në të vërtetë nuk ka ndodhur asnjëherë një efekt i dukshëm, lënë anash sugjestionin se vërtetë po ndodh rritje e qerpikëve dhe vetullave.

E thënë shkurt – JO vazelina nuk stimulon dhe përshpejton rritjen e vetullave dhe qerpikëve.

Nuk ka asnjë provë që tregon faktin se vazelina mund të rritë vetullat. Mund të mbrojë dhe hidratojë, por vazelina nuk përmban asnjë element të njohur për të ndihmuar në rritjen e vetullave ose flokëve në përgjithësi.

Kur bëhet fjalë për qerpikët, prostaglandini është ajo që e shtyn trupin të prodhojë më shumë qerpikë dhe të zgjasë ciklin e rritjes. Trupi përdor acide yndyrore thelbësore për të prodhuar këto prostaglandinë në mënyrë natyrale.

Duhet të dini, sidoqoftë, se vazelina është një agjent i rëndë okluziv. Kjo do të thotë se është një hidratues, por nuk është një serum i rritjes. Nuk do të rritë vetullat tuaja, por do t’i bëjë ato të buta dhe me shkëlqim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë