Loading…

Si parashikohet të jetë moti në muajt e mbetur të këtij viti? Tetori, nëntori dhe dhjetori do befasojnë

  • 14/09/2017 | 20:25

Si parashikohet të jetë moti në muajt e mbetur të këtij viti? Tetori, nëntori dhe dhjetori do befasojnë

Parashikuesit e motit kanë një lajm të mirë  për vendin tonë pasi muajt tetor, nëntor dhe dhjetor pritet të jenë me temperatura mesatare. Sipas AccuWeather, temperatura më e lartë pritet të jetë deri në 18 gradë celsisus, ndërsa më e ulëta 1 gradë celsius, gjatë muajve të mbetur të këtij viti.


Ndërkohë, parashikimet e para për dimrin këtë vit, pas një vere tmerrësisht të nxehtë tregojnë se në Evropë në përgjithësi pritet të jetë një dimër i butë.

Të dhënat të cilat tani janë të disponueshme për publikun nga modeli UK Met Office Glosea, tregojnë se sidomos gjatë muajit tetor, nëntor dhe dhjetor do të kemi temperatura mesatarisht të ulëta.

Sistemi Amerikan i Parashikimit të Klimës i cili ka publikuar disa informacione se si do jetë dimri në Evropë, përditësohet rregullisht, por në balancim ka sugjeruar një tjetër dimër të butë.

Pavarësisht nga ajo që tregojnë, niveli i aftësive të modeleve sezonale për Britaninë e Madhe dhe Evropën Veri-perëndimore është ende i ulët. Me fjalë të tjera ato nuk janë shumë të sakta, derisa të dalin disa nga sistemet tjera të parashikimeve me rezultatet e tyre.

Vitin e kaluar, dimri 2016 – 2017 ishte më i ashpër duke shënuar temperature të ulëta./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë