Loading…

‘Si një vetëtimë, lojtar shumë i mirë’: Ermal Krasniqi vlerësohet lartë në Rumani

  • 24/01/2023 | 11:38

‘Si një vetëtimë, lojtar shumë i mirë’: Ermal Krasniqi vlerësohet lartë në Rumani

Ish-presidenti i Ligës Profesionale Rumune të Futbollit, Dumitru Dragomir ka vlerësuar lartë anësorin kosovar, Ermal Krasniqi pas paraqitjes fantastike mbrëmë në derbin kundër Farul Constanta, transmeton Gazeta Metro.


I pyetur nga kanali televiziv sportiv ‘Pro Arena’ rreth paraqitjes së Krasniqit, ai deklaroi se 24-vjeçari është ”si një vetëtimë”.

”Krasniqi? Si një vetëtimë. Futbollist me personalitet, është futbollist shumë i mirë,” tha 76-vjeçari.

Ish-lojtari i Ballkanit mbrëmë debutoi me gol dhe një asistim në një ndeshje zyrtare me CFR Cluj në fitoren me rezultat 0-3.

Ai u transferua gjatë këtij afati kalimtar të janarit te skuadra e drejtuar nga legjenda rumune, Dan Petrescu, i cili e kishte kërkuar me ngulm transferimin e tij.

”Është një lojtar që na pëlqen, mua më pëlqen, të shohim nëse do t’ia dalim mbanë,” kishte thënë Petrescu në një konferencë për media kur flitej se Krasniqi do të kalonte te CFR Cluj.

Kujtojmë se klubi i Ballkanit nga shitja e Krasniqit fitoi 300 mijë euro dhe mbajti 15% të kartonit të futbollistit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë