Loading…

Si në Zvicër: Kështu po prehen degët rreth rrugëve të Kosovës, pastrimi shumë profesional

  • 16/04/2020 | 18:10

Si në Zvicër: Kështu po prehen degët rreth rrugëve të Kosovës, pastrimi shumë profesional

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka publikuar dy video të shkurta ku tregon se si po pastrohen anësoret e rrugëve në Kosovë dhe si prehen degët e pemëve për rreth rrugës me pajisje moderne, shkruan Gazeta Metro.


Në kohën kur koronavirus COVID-19 ka ‘pushtuar’ të gjithë Europën dhe jo vetëm, institucionet shtetërore po përkujdesen në disa mënyra që pastërtia të jetë në nivel dhe të mos ketë ndotje.

Shumë komuna të Kosovës kanë pastruar rrugët e tyre me ujë, shampoo dhe materiale tjera dezinfektuese, si masë parandaluese ndaj koronavirusit.

E për të qenë në nivel edhe pastërtia në rrugët kryesore të Kosovës, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, ka vendosur që anësorët e rrugës të pastrohen me pajisje të veçanta dhe moderne.

Ministri Lumir Abdixhiku, ka publikuar dy video të shkurta ku shihet se si një kamion me fshesë pastron rrugët, por edhe në një rrugë tjetër shihet një pajisje duke i shkurtuar degët e pemëve në mënyrë profesionale.

Më poshtë mund ta shihni videon të publikuar nga ministri Abdixhiku. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë