Loading…

Si ndërtohen lajmet e rrejshme në Kosovë |FOTO

  • 18/04/2018 | 22:33

Si ndërtohen lajmet e rrejshme në Kosovë |FOTO

Shpërndarja e lajmeve përmes faqeve të Facebook e ka bërë shumë të lehtë mundësinë për lajme të rrejshme (fake news) të cilat i plasohen opinionit si të vërteta.


Ky fenomen tashmë prezent në gjithë botën, ka prekur edhe Kosovën.

Por si krijohet, dhe si shpërndahet një fake news? Fillimisht zgjidhet një temë e cila përbën interes për opinionin, dhe paraqitet në variantin e shtrembuar, duke e bërë atë sa më shokues, që lexuesit të i dukej interesant.

Gazeta Metro ua sjellë disa lajme të rrejshme të cilat i janë plasuar opinionit kosovarë, të cilat janë nxjerrë nëpër portale jo të njohura, por që janë shpërndarë në Facebook, edhe nga shumë profile private që i marrin këto lajme si të vërteta.

Një lajm i tillë i rrejshëm i njohur në gjithë botën si fake news, është për prodhuesin e lëngjeve Fructal, me pretendimin se prodhon lëngje në ambient të papastër të cilat i shet në tregun e Kosovës.

Ky lajm i prezantuar me fotografi nga fabrikë e lëngjeve, në fakt është për një fabrikë në një vend të Lindjes së Mesme, por prezantohet kinse lëngje të tilla konsumojnë edhe kosovarët.

Lajme të rrejshme që ishin shpërndarë shumë në rrjetet sociale kanë qenë edhe disa të publikuar para disa ditësh, kinse me deklarata të kancelares gjermane Angela Merkel, për zhvillimet politike në Kosovë.

Një lajm ku citohet rrejshëm kancelarja Merkel, është ai se kinse ajo ka thënë se kosovarët janë të mençur por udhëheqësit i kanë budallenj.

Një lajm tjetër i rrejshëm po ashtu me kancelaren Merkel ka qenë kinse ajo ka thënë se Serbia nuk guxon të sulmojë ushtarakisht Kosovën, sepse do të marrë përgjigje nga ushtria gjermane.

Lajme të tilla kanë bërë që të dëmtohet besueshmëria te mediat, pasi një pjesë jo e vogël e lexuesve nuk arrin që të selektojë se cilat janë ato portale që mashtrojnë opinionin. Me këtë rast lexuesi pasi të kupton se lajmi të cilit i kishte besuar nuk kishte qenë i vërtetë, përgjegjësinë ua hedh të gjitha mediave pa dallim. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë