Loading…

S’i ndalet policisë, shqiptari hedh kokainën nga dritarja dhe aksidentohet

  • 25/03/2023 | 18:56

S’i ndalet policisë, shqiptari hedh kokainën nga dritarja dhe aksidentohet

Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ditën e djeshme për drogë në zonën e Fontanellatos.


Mediat italiane raportojnë se shqiptari pa vendbanim kishte precedent të mëparshëm në trafikun e drogës.

Gjithçka nisi në orët e vona të pasdites në Casalbarbato di Fontanellato, kur patrulla e angazhuar në një postbllok urdhëroi të ndalonte një makinë që kalonte, por shoferi duke iu shmangur sinjalit, përshpejtoi dhe iku.

Gjatë ndjekjes, policia e kuptoi se ai hodhi një qese nga dritarja. Pas pak minutash për shkak të shpejtësisë së tepërt, mjeti pranë një kthese ka dalë nga rruga, duke rrëzuar një shtyllë dhe më pas është përmbysur.

Pavarësisht aksidentit, 46-vjeçari ka gjetur forcën të dalë nga dera dhe të arratisej por është kapur sërish.

Gjatë kontrollit në rrugë, u gjet qesja e hedhur nga shqiptari, e cila përmbante një peshore precize dhe një gur kokaine me peshë 30 gram.

46-vjeçari u arrestua për posedim droge dhe u mbajt në dhomën e sigurisë në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë