Loading…

Si Mustafa si Hoti – njerëz të AKR’së po kërkojnë të jenë pjesë e Fillimit të Ri

  • 16/05/2017 | 18:19

Si Mustafa si Hoti – njerëz të AKR’së po kërkojnë të jenë pjesë e Fillimit të Ri

Memli Krasniqi, nënkryetar i  Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se në skenën politike po ndodhin koalicione të panatyrshme si dhe ka komentuar kandidimin e Avdullah Hotit për kryeministër nga LDK-ja.


Ai ka thënë se Avdullah Hoti nuk përbën ndryshim prej Isa Mustafës. Sipas tij, ndryshimi është Kadri Veseli, edhe pse në qeverisje ishin bashkë këto dy parti.

“Edhe pse kemi raporte korrekte, ne në PDK për këtë kandidimin mund të themi një fjalë të popullit: Ali Hoxha, Hoxhë Alia”, tha ai.

Krasniqi duke folur për KlanKosova ka sulmuar AKR-në e Behgjet Pacollit, të cilës sipas Agim Bahtirit i ishte bërë një ofertë për koalicion, por që ishte refuzuar nga partia e Pacollit.

Ai ka thënë se aktivistë të AKR-së po kërkojnë t’i bashkëngjiten PDK-së.

“Shumë aktivistë nga terreni, veçanërisht nga AKR, kanë shprehur dëshirën t’i bashkohen Fillimit të Ri”, tha ai ndër tjerash. /gzetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë