Pas komenteve ndaj Sami Lushtakut të ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar edhe ish-deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, transmeton Gazeta Metro.
Sipas saj lokali ku Lushtaku ka sulmuar zëvendësministrin tonë, i paska fshirë pamjet e kamerave të sigurisë.
Kryeziu-Hyseni ka hedhur edhe disa akuza për mediat.
“E hibridat asnjë lajm. Pse nuk po guxoni të shkoni e të shihni çfarë ka ndodhur? Po ta kishte kryer sulmin dikush i Vetëvendosje!-s, sot do të ishit duke bërë emisione e analiza të pafundme.
Pse kjo heshtje? Mos vallë sepse keni frikë nga Samiu? Ndërkohë, po e quani Albinin diktator, të cilin e ofendoni dhe shpifni për të në baza ditore. Por diktaturë është kur nuk guxoni të shkruani asnjë rresht ndaj Lushtakut, e lëre më të raportoni në mënyrë profesionale dhe të paanshme.”./gazetametro.net