Loading…

Si ia shpëtoi jetën një ushtar i FSK’së ish-basketbollistit Fikret Shatri

  • 05/03/2018 | 20:48

Si ia shpëtoi jetën një ushtar i FSK’së ish-basketbollistit Fikret Shatri

Ish-basketbollisti i Prishtinës ka rrëfyer një ngjarje tmerri për të, por heroike për një ushtar të FSK’së që, siç tregon vetë ai, ia shpëtoi jetën.


Fikret Shatri ia ka kushtuar një publikim në Facebook ku ka treguar momentin e tmerrit për të dhe veprimin e guximshëm nga ushtari Bekri Haxhijaj, shkruan gazetametro.net.

“Për të marshuar para, duhej gjetur mënyrën për t’i kaluar dy lumenj tmerrësisht të çmendur ose të ktheheshim mbrapa 10 km. Duke dashur të gjej një shteg më të lehtë, kuptohet, opsioni i vetëm mbetej kalimi i lumit të rrëmbyeshëm. Duke tentuar këtë gjë, mua më përpiu uji si të isha letër. Sa më rrëmbyeshëm më turtullonte, sa hap e mbyll sytë pas meje hudhet ky djalë trim dhe i vendosur, guximtar e stoik, i heshtur por me karakter flakërues. Hallall për bukën dhe ujin e kësaj toke.Hero i zemrës time!” ka shkruar Shatri.

Këto fjalë të Shatrit erdhën sot pasi e takoi heroin e tij në ceremoninë e Epopesë së UÇK’së, me ç’rast edhe shpërndau disa fotografi të tij./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë