Loading…

Si e shpëtoi NATO pilotin e avionit që u rrëzua në Serbi (Foto)

  • 03/05/2017 | 20:53

Si e shpëtoi NATO pilotin e avionit që u rrëzua në Serbi (Foto)

Një avion i NATO’s ishte rrëzuar nga forcat serbe gjatë bombardimeve të vitit 1999. NATO kishte dërguar ekipe për ta shpëtuar pilotin, dhe e kishte arritur këtë, edhe pas përleshjeve të armatosura në tokë me serbët. 


Gazeta serbe Kurir, ka siguruar tregimet e dëshmitarëve okular për këtë ngjarje të para rreth 18 viteve, përcjellë gazetametro.net.

Aeroplani luftarak amerikan me emrin F-16CG pilot i të cilit ishte komandanti aktual i forcave ajrore të SHBA’ve, David Godfejn, nga ekipi luftarak batalioni i raketave 250 Missile Brigade PVO VJ, ishte rrëzuar në Serbi.

Aeroplani F-16CG ishte dëmtuar pasi që ishte goditur nga raketa 5V27D, me emrin “Natalia” e cila u lansua me numrin serik 13013.

Aktivitetet e NATO-s ishin ndërprerë dhe kishin filluar operacionin e shpëtimit kështu duke formuar një grup të shpëtimit të përbërë nga 10 aeroplanë F-16, 16 aeroplanë F-16CJ me mbështetje elektronike sipas sistemit PVO, 4 aeroplanë A-10 dhe 8 helikopterë AH-64 apache kundër zjarrit, si dhe 11 aeroplanë me cisterna të ujit brenda tyre, dhe në fund 2 helikopterë për shpëtim MH-53J dhe një helikopter për transport MC-130 H/P.

Identiteti dhe lokacioni i pilotit u zbuluan në orën 3:55 më 2 maj të vitit 1999, si dhe menjëherë ekipet e shpëtimit të NATO’s menjëherë kishin hyrë në hapësirën ajrore të RFJ-së. Në orën 4:40 ata kishin arritur të kontaktojnë pilotin dhe në orën 4:45 e kanë hipur atë në një helikopter kështu duke e dërguar në aeroportin e Tuzlës.


Gazeta serbe, Kurir citon dy deklarata të detajuara të dy banorëve të këtij vendi në të cilin kishte rënë aeroplani.

Aeroplani erdhi nga drejtimi i Sabac’it rreth ores 2:20 të mëngjesit, fluturoi vetëm 150 metra përmbi shtëpinë time, dëgjova zërin e tij dhe gumëzhimën, mirëpo kaloi dhe pas disa minutave kam dëgjuar pemët duke u thyer dhe pastaj shpërthimin. Ishim ulur në tarracë dhe për një moment u kthyem dhe pamë aeroplanin i cili kishte rënë në pjesën tonë të pyjeve i quajtur Ždralovac, dhe në këtë mënyrë e pamë se aeroplani9 ishte shpërbërë i tëri- e shpjegon pensionisti Milorad Marjanovic.

Marjanovic thotë se numër i madh i njerëzve ishin mbledhur për të marrë copa të aeroplanit. Ai gjithashtu thotë se familja e tij dhe ai vet nuk kishin mundur të flinin atë natë më nga zhurmat e njerëzve, dhe duke e pritur helikopterin i cili do të vinte për të shpëtuar pilotin.

Dëshmitari tjetër Zeljko Micic e ka përshkruar këtë moment duke thënë se e ka dëgjuar aeroplanin duke fluturuar si dhe gjithashtu e ka parë zjarrin në momentin kur aeroplani është rrëzuar dhe ka eksploduar siç thotë ai “zjarri ishte në formë të një kërpurdhe”, si dhe thotë se aeroplani kishte rënë 2 km larg shtëpisë së tij.

Micic thotë se pastaj ka dëgjuar helikopterët të cilët kishin ardhur për të shpëtuar pilotin, dukë thënë se njërin e kishte parë para syve dhe dy ishin prapa tij. “Kur kanë filluar të gjujanë drejtë nesh, njëri nga ushtarët tanë ra në asfalt. E tërë kjo ndodhi pak para orës 5 së mëngjesit dhe mund të shihej gjithçka, shumë plumba më kaluan afër kokës të cilën e mbaja me dy duar. Nuk kanë dashur të gjuajnë drejt nesh, thjeshtë kanë dashur të na frikësojnë dhe të na largojnë nga vendi i ngjarjes. Ishin shumë afër meje, aq afër sa u kam parë fytyrat. Nëse me të vërtetë kishin dashur të më gjuajnë kanë mundur edhe me gurë e jo me tërë ato pushka dhe mitralozë”, shprehet Micic.

Ai gjithashtu thotë se pilotin e kishin gjetur dhe e kishin hipur menjëherë në njërin nga helikopterët, gjithashtu thotë se më larg qëndronin disa helikopterë të tjerë. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë