Kur qytetarët kanë filluar të mbledhin kuponë fiskalë për t’u rimbursuar, indirekt kanë ndihmuar edhe luftimin e evazionit fiskal.
Kuponët që kanë dalë nga pajisjet jofiskale janë dërguar për rimbursim, por kanë pasur efekt tjetër. Për zyrtarët tatimor ata kanë qenë adresë për kontorllë. Qytetarët me këtë kanë ndihmuar identifikimin e bizneseve që nuk kanë lëshuar kuponë fiskalë.
Nga rreth 750 printer të identifikuar jo fiskal, ATK ka arritur të mbledhur rreth 130 mijë euro nga 95 raste të procedura.