Loading…

Si e mbrojti avokatja franceze Haradinajn

  • 12/01/2017 | 15:13

Si e mbrojti avokatja franceze Haradinajn

Rachel Lindon, avokatja franceze që është caktuar për të mbrojtur ish-kryeministrin e Kosovës dhe liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinajn, ka thënë sot para gjykatësve franceze se akuza që qëndron në Interpol për klientin e saj është e kundërligjshme, sepse Haradinaj tashmë është liruar nga ato akuza.


Lindon është shprehur e bindur se rezultati përfundimtar i këtij gjykimi do të jetë lirimi përfundimtar i kreut të AAK-së, refuzimi i kërkesës së Serbisë për ekstradimin e tij dhe anulimi i akuzave në Interpol për ish-gjeneralin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Rezultati padyshim do të jetë anulimi i akuzave në Interpol të cilat janë të pavend dhe kërkesa për ekstradim duhet të refuzohet”, ka thënë Lindon.

“Njoftimi në Interpol është i paligjshëm”, tha ajo para gjykatësve, transmeton gazetametro.net

Avokatja vazhdoi duke treguar se klienti i saj është liruar nga këto akuza në vitin 2012 nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë.

Ajo poashtu edhe akuzoi Serbinë se po shkelë rezolutën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara duke guxuar të bëjë kërkesë për ekstradim të ish-kryeministrit të Kosovës. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë