Loading…

Si duhet ta hani hudhrën, veprimi shërues

  • 27/05/2022 | 22:39

Si duhet ta hani hudhrën, veprimi shërues

Të gjithë e dimë që është e shëndetshme të hani hudhër, ndërkaq tani e dimë edhe se si duhet ta konsumojmë që nga ajo të marrim atë që është më e shëndetshme.


Akoma nuk është krejt e qartë se si pjesët përbërëse të hudhrës ndikojnë në organizëm, mirëpo hudhra vërtet ndikon si antibiotik, mjet për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes, mjet antikancerogjen dhe kundër inflamacionit, shkatërron kërpudhat dhe disa viruse.

Kështu duhet të hahet hudhra:

Para se ta konsumoni patjetër duhet ta ndrydhni në mënyrë që të shkaktoni reaksionin e enzimave nga të cilat krijohet alicina.

Çdo ditë do të duhej të hani së paku tre thelpinj hudhre.

Është më mirë ta konsumoni të freskët.

Nëse e përpunoni në mënyrë termike, bëjeni por shkurt – jo më gjatë se 10 minuta.

Shumica e shmangin hudhrën për shkak të aromës së fortë. Është me rëndësi të dihet që ajo është pasojë e materieve të cilat përmbajnë squfur i cili i jep cilësitë shëruese.

Problemin me aromën e pakëndshme pas konsumimit të hudhrës mund ta zgjidhni me përtypjen e fletëve të majdanozit, kokrrave të kafes apo të maraqit (Foeniculum vulgare).

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë