Loading…

Si do të duket projekti i ri pas rrëzimit të murit (Foto)

  • 05/02/2017 | 17:22

Si do të duket projekti i ri pas rrëzimit të murit (Foto)

Pas rrënimit të murit mbi 2 metra i lartë, të martën më 7 shkurt do të fillojë ndërtimi i parkut i cili gjithashtu do të ketë disa pengesa të cilat do të jenë lëvizëse dhe do të pengojnë qarkullimin e automjeteve.


Projekti i ri i cili do të realizohet në bazë të marrëveshjes e cila u arrit dhe u nënshkrua edhe nga përfaqësuesja e BE’së në Prishtinë dhe Ambasadori Amerikan, parasheh ndërtimin e një sheshi për këmbësor në pjesën veriore të Mitrovicës, përcjell gazetametro.net.

Muri i ri 70 cm

Përreth lumit ibër sërish do të ndërtohet një mur mbajtës prej 70 cm lartësi dhe 120 cm gjerësi. Ky muri, te ura që lidh veriun me jugun do të jetë i ndërprerë, dhe aty do të jenë të vendosur disa shtylla lëvizëse, të cilat do të mund të ulen, në rastet kur aty ka nevojë të futen ambulanca, policia, apo zjarrfikësit.

Parku pas rrenimit te murit

Ndërsa rruga ‘Mbreti Petar’ do të jetë shesh për këmbësor, kurse rreth lumit do të jetë edhe një pjesë për biçikleta. /gazetametro.net

Muri, parku

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë