Loading…

Si do të duket iPhone 9

  • 28/05/2017 | 01:17

Si do të duket iPhone 9

Pajisja e ardhshme e Apple iPhone 8 ende nuk është paraqitur në treg, ndërkohë që kanë nisur thashethemet për modelin tjetër iPhone 9, të cilin kompania do ta prezantojë në vitin 2019.

Sipas këtyre spekulimeve, iPhone 9 do të ketë ekrane të mëdha OLED prej 5,28 dhe 6,46 inç. Këtë e kanë zbuluar burime të furnizuesve të Apple. Për shkak të këtyre ekraneve, modelet ekzistuese do të duken si miniaturë, pasi iPhone 7 standard ka 4,7 inç, ndërsa iPhone 7 Plus ka ekran 5,5 inç.

Tash për tash nuk ka informacione për dizajnin e vetë pajisjes, por shtëpiza nuk duhet të jetë e madhe pavarësisht ekraneve të mëdha, pasi ata do të shtrihen nga skaji në skaj. Flitet se iPhone 8 do të ketë ekran 5,8 inç në profil pak më të madh se sa 5 inç.

Samsung ka pranuar të prodhojë ekranet OLED për iPhone, ndërsa fillimin e bashkëpunimit do ta shënojë modeli i sivjetmë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë