Loading…

Si dështoi kurthi i Mustafës për PDK’në, me Demarkacionin

  • 08/05/2017 | 13:51

Si dështoi kurthi i Mustafës për PDK’në, me Demarkacionin

Kryeministri Isa Mustafa, për të arritur t’i mbijetojë dhënies fund qeverisjes së tij, kishte përgatitur një kurth për PDK’në, me anë të procedimit në Kuvend të Demarkacionit.


Ai edhe pse nuk kishte arritur t’i bind deputetët e partisë së tij për ta votuar Demarkacionin, sipas burimeve të Gazetës Metro, në bisedën me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan, Hoyt Yee, i ka premtuar atij se i ka siguruar votat për këtë. Të njejtën gjë ja ka thënë edhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli. E gjithë kjo, me planin që Demarkacionin ta procedojë në Kuvend në mënyrë të rregullt, që i bie të enjten, një ditë para mocionit të opozitës, që është caktuar për të mërkurën. Me këtë Mustafa ka dashur ta mashtrojë PDK’në, që të mos e votojë mocionin e opozitës.

Mirpo, Veseli, duket ta ketë kuptuar këtë kurth të Mustafës, dhe sot në mëngjes, sipas burime të gazetametro.net, para se të fillonte mbledhja e Qeverisë, në takim me kryeministrin, i kishte kërkuar këtij të fundit, që të sillte 33 nënshkrimet e deputetëve të LDK’së, për t’u siguruar nëse Demarkacioni do të mund të kalonte.

Mustafa, nuk ka arritur ta bëjë këtë, dhe Veseli kishte urdhëruar të gjithë ministrat e partisë së tij, të mos merrnin pjesë në mbledhjen e qeverisë të thirrur sot në ora 10:00. Rrjedhimisht kjo kishte bërë që Mustafa, të mos kishte kourum në qeveri për ta proceduar Demarkacionin.

Tani Mustafa, po provon edhe shansin e fundit, për të bindur deputetët e tij që ta votojnë Demarkacionin. Ai për nesër ka thirrur mbledhje të grupit parlamentar të LDK’së, ku i pranishëm do të jetë edhe ambasadori amerikan Greg Delawie, influencën e të cilit do ta përdor për t’u mundur të ua ndryshojë mendjen deputetëve rebel, të cilët janë rreth dhjetë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë