Loading…

‘Shverceri’ maqedonas i arit tenton të hyjë në Kosovë me veturën me tabela serbe, 156 mijë euro vlerë kontrabandë

  • 09/02/2022 | 15:22

‘Shverceri’ maqedonas i arit tenton të hyjë në Kosovë me veturën me tabela serbe, 156 mijë euro vlerë kontrabandë

Në vendkalimin kufitar mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut në Bllacë është ndaluar një tentim kontrabande të bizhuterive me vlerë prej 156 mijë euro vlerë ka njoftuar dogana e Maqedonisë së Veriut, transmeton Gazeta Metro.


Siç ishte njoftuar për të dhënat kjo sasi e bizhuterive ishte gjetur të martën pasdite në një veturë me tabela serbe që e voziste një shtetas i Maqedonisë së Veriut, e fshehur në një ‘bunker’ të rregulluar posaçërisht në veturë.

Vetura ishte kontrolluar hollësisht nga doganierët gjatë daljes nga Maqedonia e Veriut, derisa ‘bunkeri’ ishte zbuluar kur vërejtën parregullsi mes dy ulëseve të para.

Në ‘bunker’ ishin gjetur 10 pako me bizhuteri të arit me vlerë 156 mijë euro vlerë të bizhuterive që peshonin rreth 5 kilogramë sipas komunikatës së Doganës së Maqedonisë së Veriut.

Aty shtohet se bizhuteritë e arit dhe vetura janë sekuestruar dhe se ndaj shoferit të ngrihet akuza penale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë