Loading…

Shumica e operacioneve vaskulare tani në Kosovë

  • 01/04/2018 | 09:13

Shumica e operacioneve vaskulare tani në Kosovë

Elmi Olluri kirurg vaskular dhe drejtor i Klinikës Vaskulare në QKUK tha se në Kosovë kryhen të gjitha operacionet vaskulare.


“Vetëm 9 pacientë kanë kërkuar ndihmë jashtë vendit. Tani të gjitha operacionet që kryhen në rajon, mund të kryhen në edhe Kosovë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij, problemet më të mëdha të Kirurgjisë Vaskulare, janë një mungese e një salle dhe pajisjet.

Ai bëri me dije se është duke pritur përkrahje nga institucionet.

Olluri vlerësoi se ka individ të caktuar që flasin vetëm për përfitime të tyre duke dëmtuar shërbimet publike.

Sipas tij ka raste kur pacientë janë operuar në Klinikat e Maqedonisë pa pasur nevojë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë